Për herë të parë në SPAK/ Berisha: Denoncova firmat e Ramës mbi vjedhjet, do të marrë shekuj vite burg

8 months ago 8
19:18 23/01/2024

Ashtu si çdo mbrëmje, mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha janë mbledhur poshtë banesës së tij. Nga dritarja, Berisha ju ka shprehur mirënjohjen, si dhe ka treguar më shumë rreth dëshmisë së tij ditën e sotme në SPAK në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Gjatë fjalës së tij, Berisha e ka quajtur Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, “strofulla e krimit” dhe ka shtuar se aty ishte për të denoncuar firmat e kryeministrit Rama për inceneratorët.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama për vjedhje të pasurive publike, teksa ka shprehur bindjen se sipas tij, Rama do të dënohet me shekuj e shekuj vite burg.

Sali Berisha: Isha sot në Skapin e partisë për të denoncuar aktin e tyre antiligjor, antikushtetues të vendosjes së liderit të PD-së, në ‘arrest shtëpie’ ndërprerjes së çdo komunikimi, përveç se familjar.  Një vendim që shkel në mënyrë flagrante kushtetutën, konventën evropiane të të drejtave të njeriut, një vendim që nderon vetëm diktatorët e shëmtuar, kudo që janë. Unë shkova aty dhe denoncova me forcën më të madhe grupin e strukturuar kriminal në Skapin e partisë dhe Edi Ramën, i cili i urdhëroi ata, të refuzojnë provat që shkrinin si dielli brymën, piramidën e tyre të mashtrimit.

Nuk kishte ndodhur kurrë që një prokurori të refuzojë të marrë provat, vetëm e vetëm se e dinin se ato prova, do të asgjësonin përfundimisht mashtrimin kriminal të tyre.  E dinin se ato prova zbulonin urdhrin e marrë nga Edi Rama, për montimin e piramidës së mashtrimit me dosjen ‘Partizani’. Unë isha sot aty në strofullën e krimit të organizatës kriminale, ku denoncova me forcën më të madhe, vendimin e tyre si mercenarë në kundërshtim me ligjin, Kushtetutën, Konventën Europiane të të drejtave të njeriut, për të mos lejuar Sali Berishën të paraqitet, të ushtrojë mandatin e deputetit ditën që ka parlament.

Unë isha aty për të denoncuar këto qëndrime të shëmtuar me të cilat Edi Rama i tmerruar nga Sali Berisha, i tmerruar nga denoncimet e përditshme të vjedhjeve të tij personale, të vjedhjeve të familjarëve të tij nga pasuritë publike. Të lidhjeve të tij kriminale me bandat, me Sinaloan e Meksikës, banditë dhe organizata kriminale në Shqipëri. Firmat e tij mbi vjedhjen e shekullit. Firmat e tij mbi vjedhjet e tjera të PPP-ve për të cilat Edi Rama do të marrë shekuj e shekuj vite burgu. Unë isha sot aty në emrin tuaj, për të përfaqësuar ju, për të denoncuar personalisht Skapistët si organizatë kriminale e narkodiktatorit, të kreut të krimit në Shqipëri, Edi Rama.

Ato të cilat unë ua kisha thënë me dhjetëra e qindra herë në konferencë shtypi, në emrin tuaj duhej të ua thosha në sy.  Nuk mundet të pranoj një organizatë kriminale që shkelmon nga mëngjesi në darkë, mbi interesat e qytetarëve, duke u bërë mburojë e krimeve monstruoze të Edi Ramës, Olsi Ramës, Erion Veliajt, Damian Gjiknurit, Taulant Ballës dhe kriminelëve të tjerë në qeveri.

/tvklan.al


Read Entire Article