Për herë të parë pas “përçarjes” së demokratëve, Bardhi njofton Grupin Parlamentar të PD për mbledhje në selinë e Rithemelimit

8 months ago 13

Gazment Bardhi, për herë të parë që pas “përçarjes” së demokratëve, kthehet në selinë e Rithemelimit.

Përmes një mesazhi në grupin e “WhatsApp”-it, ai ka njoftuar se ditën e nesërme në orën 15:00, do të zhvillohet mbledhje e grupit parlamentar, në selinë qendrore të PD.

Kjo do të jetë mbledhja e parë që grupi i deputetëve të Bardhit dhe Berishës, do të zhvillojnë mbledhje në selinë e Rithemelimit.

“Të nderuar kolegë,

Nesër, e hënë, ora 15:00, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në selinë qëndrore të PD. Ju falenderoj!”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article