Për pronarët që nuk pagujnë punëtorët dhe profesionistët në 2024 (Vonesa kronike e pagës dhe “Shteti Social” i munguar)

5 months ago 2
Reklamë

Nga Hermes Kafexhiu

Nuk do ta kisha shkruar këtë artikull sot nëse nuk do të dëgjoja dje një nga intervistat ndoshta më frymëzuese të një podcasti, ku pronari i Mrizit të Zanave jepte shpjegimet e veta në lidhje me sipërmarrjen dhe punëtorin.

Nga viti 2008 e deri më tani pjesa më e madhe e punëtorëve, kamarierëve, operatorëve, kruperivë, banakierën, shitësve etj paguhen midis 150 mijë të vjetra deri në 450 mijë të vjetra.

Më shumë anon nga pagesa më e ulët se te pagesa më e madhe. Nga ana tjetër ajo që është irrituese dhe në të njëjtën kohë revoltuese për heshtjen, edhe e vetë atyre që e vuajnë, sidomos atyre që e kanë për detyrë të paguajnë është që askushu nuk flet për vonesën kronike të pagës.

Sot ka pronarë që nuk i paguajnë punëtorët e tyre më muaj dhe këta janë kryesisht në kompani, në fabrika, agjenci, spitale privat, firma dhe në media pjesërisht.

A vallë i drejtojnë pyetjen vetes këta pronarë kaq të guximshëm vetes, sesi ia bën një punëtorë dhe profesionist kur presin këtë rrogën ?

A vallë e dinë se një këst kredie iu rritet për telefonin që kanë blerë se nuk ia dilnin dot me të ardhurat?

A vallë e dinë se si jetojnë kur rroga ende nuk është marrë dhe shpenzimet e fundmuajit vinë si një hordhi kërcënuese?

A vallë e dinë këta pronarë kur shohin vajzën dhe djalin e tyre që në dukje duken me kaq më shumë fat se punëtorët dhe profesionistët në pritje të rrogës, se nuk mund të jetë e largët një ditë që dhe atyre tu ndodh e njëjta gjë?

A vallë e dinë këta se në vendet me treg të lirë kanë nevojë të paguash dhe për shëndetin ?

Jo, këta mesa duket nuk e dinë, sepse profesionistët dhe punëtorët janë nën presionin e durimit, që shpërthimin me shumë gjasë nuk do ta ketë largët, siç ka ndodhur në çdo shtet që i kalon këto faza të forta tranzitore.
Pyetja është se shoqëritë i kanë shpërthimet dhe përballimin e kësaj vale të ndryshme nga njëra-tjetra, edhe vallë çdo të ndodh më pas?

Janë të rinjtë që kanë marrë përsipër të përfaqësojnë si nga ana e mazhorancës dhe opozitës që nuk ngrejnë një problematikë mbi tatimin e profesioneve të lira, mbi inspektimin e munguar të rrogave që nuk derdhen në fund të muajit. Janë këta të rinjë që kanë një frikë që në thelb nuk ekziston, sepse askush, sidomos nga ana e qeverisë nuk do të kundërshtonte një përpjekje, që më shumë do ta ngrinte elektoralisht. Sot vetë qeveria njoftoi uljet e tatimit mbi pagën !

Edhe ndaj mua më kujtohen vetë fjalët e pronarit të Mrizit që tha: Se punëtori dhe profesionisti ka jetuar në kushte ç’njerëzore, kur solli rastin e dhimbshëm të atyre që ende paguheshin me 150 mijë të vjetra.

Edhe këtë e thoshte vetë një pronar i ndërgjegjësuar!

Një njëri i mirë i këtij vendi që mori kaq like për atë që foli dhe vetëm kaq.

Read Entire Article