Përballje të forta në Spanjë dhe Riad

8 months ago 7
Reklamë
14:47 18/01/2024

Derbi i Madridit për çerekfinalen e Kupës së Mbretit, Napoli-Fiorentina në Superkupën e Italisë  

Mbrëmja e sotme do të jetë interesante në futbollin Europian. Në Madrid do të luhet akti i radhës i derbit të qytetit, Atletiko dhe Real Madrid. Pas përplasjes në Superkupën e Spanjës, ku fitues dolën mbretërorët, ky 90 minutësh vlen një vend në çerekfinalet e Kupës së Mbretit. Përballje ku Atletiko kërkon hakmarrjen për atë humbje 5-3 të pak ditëve më parë në Riad, por edhe vazhdimin e rrugëtimit të mbrojtjes së titullit fituar sezonin e shkuar.

Përballje e fortë edhe në Superkupën e Italisë. Napoli sfidon Fiorentinën në turneun e parë me skenarin e final-four të këtij kompeticioni. Kampionët e Italisë masin forcat me një prej skuadrave më të mira të momentit në Itali. Napoli nuk po kalon formën e pritshme, me këtë 90 minutësh që vendos kundër njëra-tjetrës fituesin e kampionatit dhe finalistin e Kupës së Italisë.

Vetëm tre pikë i ndajnë skuadrat në renditjen aktuale të kampionatit, me Vjolët që gjenden në zonën Champions League, ndërsa Napoli gjendet jashtë zonës së Kupave të Europës. Jugorët janë dy herë fitues të këtij kompeticioni, me titullin që mungon prej një dekade. Kthimi në Lindjen e Mesme ndez shpresat për të përsëritur këtë arritje. Në krahun tjetër, Fiorentina kërkon të përfitojë nga ky format dhe pretendon triumfin e dytë në Superkupë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article