Përfshihet nga flakët hoteli në Devoll, shkak dyshohet defekti në rrjetin elektrik

10 months ago 19

KORCE

Një hotel në zonën e Vranishtit në Devoll është përfshirë nga flakët pasditen e së hënës. Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se hoteli ka marrë flakë në pjesën e çatisë.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, flakët janë shuar dhe raportohen vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar nga rrjeti elektrik. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

NJOFTIMI I PLOTE I POLICISE

Më datë 04.12.2023, rreth orës 14:00, në afërsi të fshatit Vranisht, Devoll, ka rënë zjarr në katin e tretë të një hoteli. Lëndime në njerëz nuk ka, vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article