Përfundon dita e parë e kampionatit Shqiptar të Skive, shpallen fituesit

10 months ago 37
23:29 18/12/2023

Përfundoi dita e parë e kampionatit Shqiptar të Skive që vlen njëkohësisht edhe për Kupën Ballkanike. Rreth 160 skiatorë morën pjesë në garën e slalomit që u zhvillua në Dobiaco në pistën Trenker.

Fituese për femra u shpall Dzenifera Germane nga Letonia, ndërsa për meshkuj një sportist nga Norvegjia, ashtu si vitin e kaluar, Mikkel Remsoey.

“Kam qenë në kampionatin shqiptar edhe vitin e kaluar dhe u ngjita në podium. Jam kthyer pas një dëmtimi dhe ndjehem mirë që jam kthyer në pistë. Këtu është një garë e bukur.”

“Shpresoj ta kthejmë në traditë sukseset e Norvegjisë në kampionatin shqiptar.”

Nuk ishte ditë e mirë për skiatorët shqiptarë edhe pse Denni Xhepa iu afrua podiumit në Kupën Ballkanike. Të martën do të jetë radha e Slalomit Gjigand në pistën Lorenzi në Kronpaltz sërish në Itali në Dolomite.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article