“Përgatiti shqiptarët për ‘jo’ nga BE”, Berisha sulmon Kongresin e PS dhe Ramën: Mbajti fjalim sikur kishte kaluar natën nën efektin e drogave të forta

10 months ago 21

Sali Berisha ka dalë këtë pasdite në një konferencë ku ka komentuar dhe sulmuar Kongresin e jashtëzakonshëm të PS, mbajtur më herët.

Ai tha se fjalimi i Ramës ishte një parapërgatitje për shqiptarët për një “jo” nga BE për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.

“Rinia që priste sot nga ky kongres i partisë së krimit të dëgjonte një fjalë, konstatojë se ata nuk ekzistonin. Mbajti fjalim sikur kishte kaluar tërë natën nën efektin e drogave të forta.

Duke qenë i pasigurtë se nuk është vetëm Greqia por standardet demokratike për t’u zbatuar, i kthehej pas aleatëve anglo-amerikan. Proces integrimi me Ramën nuk ka dhe ajo që dëgjuan shqiptarët, ishte parapërgatitje për jo për hapjen e negociatave, për shkak të vendosjes dhe një diktaturë të re të bazuar në bandë, krim e drogë. Ajo që ndodh me Belerin është dhunimi më flagrant i të drejtave kushtetuese”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article