‘Përgjigjuni çdo pyetjeje’, Fuga trajnon deputetët: Shtoni postimet online, prezent në debatet televizive

5 days ago 19
Reklamë

Prej orës 10:00 të mëngjesit, deputetët socialistë janë mbledhur në Elbasan, në një takim informal, të cilit tashmë i është bashkuar dhe kryeministri Edi Rama. Takimi është ndarë në 3 blloqe, ku njëri prej tyre është drejtuar nga Endri Fuga, dhe ku deputetër kanë marrë trajnime mbi strategjinë e re të tyre të komunikimit publik. Mësohet se Fuga iu ka kërkuar deputetëve, që në rrjetet sociale të jenë më aktivë.

Ndërkohë që pritet të ketë dhe një prani më të madhe të deputetëve në ekranet televizive, ndryshe nga sa ka ndodhur në dy vitet e fundit. Fuga iu ka kërkuar deputetëve që të jenë të gatshëm që t’i përgjigjen çdo pyetje që i bëhet nga gazetarët. Po ashtu deputetët duhet të trajnohen për të folurën publike dhe duhet analizuar ajo çfarë do të thonë për të shmangur krizat e mundshme. Gjithashtu në mesazhet e ligjvënësve socialistë në rrjetet sociale apo mediatike duhet të ketë qëndrime të unifikuara.

Më herët gjatë mbledhjes, kreu i grupit parlamentar Niko Peleshi, Spiropali dhe Balla, u kanë kërkuar më shumë aktivitet deputetëve të tyre si në Parlament ashtu edhe në terren. Kërkesa e tyre për ligjvënësit e majtë është që ata të flasin më tepër për projektet dhe investimet e mazhorancës socialiste me qytetarët, ndërsa në Parlament t’i mbrojnë këto nisma. Vëmendja kryesore e socialistëve duhet të jetë te zgjedhjet parlamentare, por puna me fushatën nuk duhet të interferojë më procesin e integrimit.

Ndërkohë, ministrja e shtetit Majlinda Dhuka mësohet t’u ketë thënë deputetëve se po punohet intensivisht që në tetor të zhvillohet konferenca e dytë ndërqeveritare për të çelur kapitujt e integrimit me BE. Dhuka ka thënë po ashtu që Shqipëria deri tani ka bërë gjysmën e punës për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Europian.

Fatmir Xhafaj ka folur para deputetëve për rëndësinë e komisionit Antikorrupsion në funksion të integrimit. Gjithashtu u ka garantuar socialistëve që ka mbështetjen e SHBA dhe BE dhe puna do të vijojë me ekspertët, të cilët janë ende në proces përzgjedhje, pavarësisht nëse opozitë do të jetë apo jo në Komision.

Read Entire Article