Perisiç, 1 Euro pagë nga Hajduk Split

8 months ago 9
Reklamë
17:40 20/01/2024

Mesfushori merr bonus nëse e kualifikon në kupat e Europës

Ivan Perisiç u kthye te Hajduk Split klubi ku u formua si lojtar ku do të paguhet 1 Euro deri në fund të sezonit.

Një shumë simbolike për kontributin që mund të japë 34-vjeçari. Perisic kërkon të jetë i pranishëm në Europian me Kroacinë, që është në të njëjtin grup me Shqipërinë.

Ai kthehet pas një dëmtimi që nuk e lejoi të luajë për disa muaj me Tottenham. Por gjithsesi Ivan Perisiç mund të përfitojë një bonus ende të pazbuluar nëse e kualifikon Hajduk Split në grupet njërit prej aktiviteteve kontinentalë për klube, sipas një marrëveshje verbale me drejtuesit.

Ish-mesfushori i shumë klubeve të njohur në Europë mes tyre Dortmund, Bayern dhe Inter mund të largohet nga skuadra që kryeson kampionatin kroat, nëse ka një ofertë më të mirë në dy hapësirat e ardhshme të merkatos.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article