Perisiç rikthehet te Hajduku i Splitit

8 months ago 13
Reklamë
21:40 19/01/2024

Sulmuesi i krahut Ivan Perisiç do të luajë me ekipin e Hajdukut të Splitit deri në fund të sezonit. Lojtari 34-vjeçar rikthehet te skuadra ku ai u formua si futbollist. 34-vjeçari në pronësi të Totenhemit ka mbetur jashtë fushe që nga muaji shtator, pasi këputi ligamentin e gjurit të djathtë

Por ai shpreson që me hapësirën që do t’i jepet të skuadra kroate, do të ketë mundësinë që të kthehet në kohë për të siguruar një vend në përfaqësuese, e cila është në të njëjtin grup me Shqipërinë në Euro 2024.

Perisiç është një nga futbollistët më me eksperiencë te Kroacia, ndërsa ka luajtur gjatë karrierës së tij në ekipet si Borussia Dortmund, Wolfsburg, Inter, Bayern Munich, ku fitoi Ligën e Kampionëve. Ai ka fituar edhe kampionate në Itali dhe Gjermani.

Perisic ka shënuar 33 gola në 129 paraqitje për Kroacinë, duke përfshirë edhe finalen e Kupës së Botës në 2018 ndaj Francës, ku kombëtarja e tij u mund.

Në këtë sezon, ai ka luajtur në 50 takime me Spurs në të gjitha kompeticionet. Ndërkohë drejtuesit e Hajdukut shpresojnë që bashkëpunimi me Perisiçin të vazhdojë edhe në sezonin e ardhshëm.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article