Përjashtimi i 26 deputetëve të opozitës, Berisha: Nuk e njohim vendimin, ne nuk tërhiqemi

1 year ago 8
12:39 19/10/2023

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se nuk e njohin vendimin e Komisionit të Disiplinës që përjashtoi nga parlamenti 26 deputetë të opozitës pas bllokimit të seancës plenare këtë të enjte.

Duke folur për gazetarët jashtë Parlamentit, Berisha tha se opozita do të vijojë në rrugën e saj, teksa bëri thirrje për durim dhe se strategjia e Partisë Demokratike ëstë afatgjatë.

“Ata mendojnë se na përjashtojnë, por në fakt ne sot jemi parlamentarët e vërtetë. Edhe 46 po të përjashtohen të jenë të sigurt se ne nuk dorëzohemi, nuk tërhiqemi. Prisni, durim. Tërheqje nuk ka më. Nuk e njohim vendimin. E vetmja gjë që kërkoj që hapat që do bëjmë do i bëjmë të sigurta dhe kërkohet durim spese kjo nuk është lëvizje sot për nesër, është sot për fitore”, u shpreh Sali Berisha.

26 deputetë të opozitës u përjashtuan sot për 10 ditë pasi opozita bllokoi Parlamentin duke bërë që seanca plenare të shtyhet për një moment tjetër.

/tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article