Përjashtimi i deputetëve, Berisha: Protestë para Parlamentit 

8 months ago 17
21:35 04/02/2024

“Opozita me Bashën nuk mbrojti dot votën, e keqja nuk u ndal”

Demokratët u tubuan sërish këtë të dielë para banesës së Sali Berishës. Gjatë fjalimit të tij para tyre, ish-kryeministri tha se qytetarët duhet t’i bashkohen protestës së opozitës para Parlamentit.

Berisha shtoi se “si asnjë Parlament në botë, 23 deputetë të përzgjedhur nga qytetarët nuk lejohet të hyjnë në tempullin e demokracisë sepse i ka përjashtuar Rama sikur ta kishte Parlamentin pronë private”.

Gjatë fjalës së tij, ai nënvizoi se opozita nën drejtimin e Bashës u dëshmua e paqenë në mbrojtjen e votës megjithëse kishte 700 mijë shqiptarë në mbështetje duke bërë që e keqja e pandalshme të ngadhënjejë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article