Përjashtohet përjetë presidenti i Ankaragucu

10 months ago 25
23:59 15/12/2023

Dhunoi arbitrin në fund të ndeshjes me Rizespor

Dhuna ndaj arbitrit Halil Umut Meler solli përjashtimin përjetë të presidentit të klubit të futbollit Ankaragucu, Faruk Koxha.

Komisioni i Disiplinës mori vendimin më mbledhjen e fundit ku vendosi që të mbyllë stadiumin e skuadrës nga Ankaraja për tifozët për 5 ndeshjet e radhës dhe thuajse 70 mijë Euro gjobë.

Ndëshkime dhe masa u morën edhe për të tjerë persona të përfshirë në dhunën e takimit të së hënës me Rizespor. Koxha u arrestua të martën dhe Federata e Futbollit pezulloi menjëherë të gjitha ndeshjet, por në një vendim të dytë u tha se kampionati do të vijijë rregullisht prej 19 Dhjetorit.

Dhuna ndaj arbitrit Halil Umut Meler u dënua masivisht dhe u kërkua që të merreshin masa për përgjegjësit.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article