Përkrahi Palestinën, problemet për Mazraouin nuk ndalen – një politikan gjerman bën kallëzim penal

11 months ago 31

Politikani i Partisë së Gjelbër, Volker Beck paraqiti një kallëzim penal në policinë dhe prokurorinë publike të Mynihut kundër futbollistit të Bayern Munich, Noussair Mazraoui për “mbështetje të një krimi”.

Shkak janë bërë postimet e Mazraoui në rrjetet sociale kur ai mbështeti Palestinën, duke dënuar krimet e izraelitëve dhe duke bërë thirrje për ndihmë për palestinezët.

Pas atij akti, Mazraoui u detyrua të justifikohej, pasi në Gjermani publiku është kryesisht në anën e Izraelit, por ai nuk kërkoi falje. Madje Bayern Munich ka bërë një deklaratë në faqen zyrtare ku ka theksuar se janë qartazi në anën e komunitetit hebre në Mynih dhe Izrael.

“Deklarata ‘ndihmoni vëllezërit tanë të shtypur në Palestinë të arrijnë fitoren’ pas masakrës së 7 tetorit mund të kuptohet vetëm si një miratim i veprimeve të Hamasit. Mbështetja e krimeve kundër njerëzimit është një akt i dënueshëm. Edhe pas justifikimeve verbale të Mazraoui, nuk mund të kapërcehet. Bayern nuk veproi si duhet dhe duhej ta kishte ndëshkuar që nuk kërkoi falje dhe shpresoj që gjyqësori do t’i prezantojë drejtuesit e klubit me procesin”, ka thënë Beck për Bild .

Pavarësisht gjithçkaje, Mazraoui do të qëndrojë te skuadra e Bayern Munich dhe pas dëmtimit që pësoi gjatë ndeshjes me kombëtaren marokene, javën e kaluar ai u rikthye në skuadër. /Telegrafi/

Read Entire Article