Përmbytjet në Itali, Tirana solidarizohet me Firencen dhe Toskanën, Veliaj: Jemi të gatshëm të ndihmojmë në çdo rast nevoje

10 months ago 11
Reklamë
10:16 03/11/2023

Tirana solidarizohet me Firencen dhe Toskanën në Itali, të cilat gjatë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme kanë pësuar përmbytje, si pasojë e motit të keq.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj u ka shprehur mbështetjen dy homologëve të tij italianë për çdo nevojë.

“Të gjithë në Tiranë jemi thellësisht të trishtuar nga lajmi i përmbytjeve dhe humbjeve të jetëve në Firence dhe në Toskanë. I shpreha solidaritetin vëllait tim, kryebashkiakut Dario Nardella dhe mikut/kryetarit Eugenio Giani. Lutemi që kjo katastrofë të kalojë sa më shpejt dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në çdo rast nevoje”, shkruan Veliaj.

Tutti noi a Tirana siamo profondamente tristi dalla notizia delle inondazioni e delle perdite di vite umane a Firenze e in tutta la Toscana! Ho espresso la mia solidarietà al fratello/sindaco @DarioNardella e al amico/presidente @EugenioGiani. Preghiamo che questa calamità passi… pic.twitter.com/r10ArBLMQ7

— Erion Veliaj #ECS2023 ???????????????? (@erionveliaj) November 3, 2023

/tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article