Përmbytjet në Karolinën e Jugut, gjendet trupi i pajetë i një vajze dyvjeçare

1 year ago 15

Është gjetur një trup i pa jetë i një vajze dyvjeçare të zhdukur nga përmbytjet në Karolinën e Jugut.

Matilda Sheils dhe vëllai i saj nëntë muajsh u mor nga uji i rrëmbyer fundjavën e kaluar.

Matilda dhe vëllai i vogël Conrad u zhdukën pasi makina e familjes u godit nga uji teksa udhëtonin nga shtëpia e tyre në Charleston, Karolina e Jugut, për të vizituar të afërmit në Pensilvani.

Trupi i saj u gjet rreth 30 milje larg pranë një impianti për trajtimin e ujërave të zeza në Filadelfia. Policia në Upper Makefield Toënship konfirmoi lajmin ‘tragjik’ të shtunën.

Zyrtarët thanë se nëna e tyre, Katie Seley, 32 vjeç, u vra nga përmbytjet. Babai i tyre, Jim Sheils, kapi djalin e tyre katërvjeçar, ndërsa një gjyshe kapi fëmijët e tjerë.

Jim dhe vogëlushja shpëtuan, por uji i vrullshëm mori nënën e fëmijëve.

Katër persona të tjerë u mbytën në zonë, sipas zyrës së mjekëve të qarkut Bucks.

Ata ishin Enzo Depiero, 78 vjeç dhe Linda Depiero, 74 vjeç, nga Newtown; Yuko Love, 64 vjeç, nga Newtown; dhe Susan Barnhart, 53 vjeç, nga Titusville, New Jersey.

Top Channel

Read Entire Article