Përmbytjet në Vlorë, nis shpërndarja e ndihmave për familjet e prekura. Ja si paraqitet situata

1 month ago 39

Dy ditë pas përmbytjeve në Vlorë që shkaktuar dëme të shumta materiale, situata në qytetin bregdetar po i rikthehet normalitetit.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se ujërat në rrugë janë tërhequr totalisht, teksa tashmë ka nisur shpërndarje e ndihmave për familjet e përmbytura dhe pritet dhe vlerësim i dëmeve në banesa dhe biznese.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha deklaroi se gjatë 24 orëve pas përmbytjeve, të gjitha strukturat e Bashkisë së Vlorës kanë punuar me përkushtim për t’u përballur me pasojat e reshjeve të dendura, duke përfshirë ekipet e pastrimit, shërbimet emergjente, si dhe mbështetjen nga Ministria e Mbrojtjes.

Dredha theksoi se në ditët në vijim, bashkia, së bashku me grupet e dedikuara, do të dalë në terren për të ndihmuar qytetarët dhe për t’u siguruar që ata marrin mbështetjen financiare të nevojshme, për të rikthyer normalitetin në jetët e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article