Përplasën për vdekje 8-vjeçarin, në pranga shoferët e dy automjeteve

2 weeks ago 38

Janë arrestuar dy personat e përfshirë në aksidentin ku humbi jetën fëmija 8-vjeçar në Peqin këtë të enjte.

Sipas njoftimit zyrtar, kanë rënë në pranga dy drejtuesit e automjeteve.

Lexo edhe :

Related Posts

Mbi ta rëndojnë veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Në vijim të veprimeve procedurale, në lidhje me aksidentin rrugor, të ndodhur mesditën e sotme, në aksin “Elbasan-Peqin”, në fshatin Pajovë, ku si pasojë humbi jetën i mituri 8 vjeç, ju bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë dy drejtuesit e automjeteve shtetasit M. P., 39 vjeç banues në Elbasan dhe M. S., 45 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Read Entire Article