Përplasja e avionëve në Japoni, banorët të tronditur: Dëgjoheshin vetëm britma!

10 months ago 30
19:05 03/01/2024

Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e gabimit njerëzor

Udhëtarët në aeroportitn Haneda të Tokios fotografuan mbetjet e djegura të një avioni të linjës “Japan Airlines” i cili shpërtheu në flakë pasi u ul dhe goditi një avion tjetër.

Në stacionin Shinagawa të Tokios, banorët janë të tronditur nga ngjarja, por të lehtësuar që të gjithë 379 personat në bordin e avionit Airbus A350 të Japan Airlines mundën të shpëtonin.

“Kur pashë për herë të parë videot e avionit duke u djegur, u befasova sepse po digjej më  shumë nga sa e mendoja. Ishte një mrekulli që të gjithë pasagjerët u shpëtuan.”

“Zjarri ishte tronditës, sepse po pyesja nëse pasagjerët në bord do të ishin mirë, sepse flakët ishin kaq të mëdha. Pastaj pyeta veten nëse kjo ngjarje kishte ndonjë lidhje me tërmetin, shumë gjëra kaluan nëpër kokën time.”

Një pasagjer që mundi të shpëtonte së bashku me familjarë të tij vlerëson stjuardesat e avionit që luajtën rolin e psikologes për udhëtarët e traumatizuar.

“Kishte britma, por stjuardesat po na drejtonin qetësisht. Edhe pse dëgjova britma, shumica e pasagjerëve ishin të qetë dhe nuk ngriheshin nga vendet e tyre, por rrinin ulur dhe prisnin. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se ne arritëm të  largoheshim pa probleme.”

Policia japoneze po heton nëse përplasja mes dy avionëve në aeroportin Haneda të Tokios të martën, ku humbën jetën pesë persona, ishte për shkak të ndonjë gabimi nga personeli. 379 pasagjerët dhe ekuipazhi arritën të zbrisnin nga avioni pasi ai u përplas gjatë uljes me një avion më të vogël të rojes bregdetare japoneze që po përgatitej të ngrihej. Përplasja shkaktoi një shpërthim të frikshëm. 

Pesë nga gjashtë personat në bordin e avionit të Rojës Bregdetare humbën jetën, ndërsa piloti mundi të shpëtonte, megjithëse u plagos rëndë. Avioni po përgatitej të ngrihej për të dërguar furnizime për të prekurit nga tërmeti i së hënës.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article