Përplasja e dy avionëve në Tokio, ngjarja e rëndë do të hetohet nga një ekip francezësh

10 months ago 25

Një ekip francezësh do të hetojnë përplasjen e dy avionëve në Tokio.

Byroja Franceze e Hetimit dhe Analizës për Sigurinë e Aviacionit Civil, ose BEA, thotë se katër nga hetuesit e saj do të mbërrijnë në aeroportin Haneda të mërkurën, sipas CNN.

Agjencia thotë se “po merr pjesë në hetimin” e hapur nga Bordi i Sigurisë së Transportit në Japoni.

BEA thotë se hetuesit e saj do të shoqërohen nga pesë këshilltarë teknikë nga Airbus, i cili në vitin 2021 ndërtoi Airbus A350 që operohej nga Japan Airlines. Të gjithë 347 pasagjerët dhe 12 anëtarët e ekuipazhit në bord evakuuan në mënyrë të sigurt avionin.

Pesë persona mbetën të vrarë në bordin e avionit të Gardës Bregdetare të Japonisë, të cilët po transportonin ndihma për tërmetin, ndërsa 17 pasagjerë në bordin e fluturimit 516 të Japan Airlines u plagosën teksa avioni u ul në pistën e aeroportit Haneda.

Top Channel

Read Entire Article