Përplasja e Nokës dhe Bardhit me Açkën/ Reagon kryeparlamentarja Nikolla: Sulm i paprecendent, i kaloi caqet e dhunës verbale

9 months ago 8
14:16 17/01/2024

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur në Komisionin e Medias, ku deputetët demokratë, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka u përplasën me kryetaren e kësaj komisioni, demokraten Flutura Açka.

Përmes një postimi në “Instagram”, Nikolla shkruan se ky sulm ndaj deputetes së Kuvendit është shumë më tepër se shkelje e rregullores së Kuvendit dhe e etikës së sjelljes së deputetit.

Nikolla e ka shoqëruar postimin me disa pamje të shkëputura nga momenti i incidentit, ku shkruan se dhuna e ushtruar prej deputetëve, Bardhi dhe Noka i kaloi caqet e dhunës verbale dhe për këtë thotë se flasin vetë pamjet e transmetuara.


POSTIMI I PLOTË I KRYEPARLAMENTARES, LINDITA NIKOLLA:

Dënoj ashpërsisht ngjarjen shumë të rëndë që ndodhi sot në Komisionin e Medias të Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, jo vetëm penguan me dhunë zhvillimin e mbledhjes së Komisionit, por fyen rëndë Kryetaren e Komisionit, deputeten e nderuar Flutura Açka.

Ky sulm i paprecendent ndaj një zonje deputete të Kuvendit të Shqipërisë, është shumë më tepër se shkelje e Rregullores së Kuvendit dhe e etikës së sjelljes së deputetit.

Në një kohë kur Kuvendi është duke punuar për ashpërsimin e legjislacionit kundër dhunës ndaj grave, në mjediset e tij, në një sallë mbledhjesh ku duhet të zhvillohet debat për ligjet dhe prej nga duhet të rrezatohet edukatë dhe qytetari, në sy të kolegëve, medias dhe gjithë qytetarëve, dy deputetë ushtrojnë dhunë ndaj një kolegeje të tyre, deputete dhe Kryetare Komisioni. Dhuna e ushtruar prej deputetëve Bardhi dhe Noka i kaloi caqet e dhunës verbale, dhe për këtë flasin pamjet e transmetuara nga media.


/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article