Përplasja me armë mes grupeve në Prishtinë, prokuroria jep detaje nga ngjarja e rëndë, si nisi konflikti

2 weeks ago 34
Reklamë

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se incidenti me armë zjarri mes disa personave në Prishtinë është iniciuar si “vrasje e rëndë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Në njoftim u tha se janë ndaluar pesë persona për këtë rast, derisa trupi i personit të vrarë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi. Prokuroria tha se grupet kanë pasur mosmarrëveshje të mëhershme.

“Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë Zejnullah Gashi, së bashku me Prokurorin kujdestar kanë dal në vendin e ngjarjes dhe së bashku me hetuesit policor kanë konstatuar se në këtë rast kemi të bëjmë me një përleshje në mes dy grupeve të armatosura si pasojë e mosmarrëveshjeve të mëhershme, ku si pasojë e kësaj një person ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa pesë të dyshuar tjerë kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar Klinikën Emergjente në QKUK, për të marrë trajtimin e duhur mjekësor dhe për momentin janë jashtë rrezikut për jetë. Me urdhër të prokurorit të shtetit është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes nga Policia e Kosovës si dhe janë kryer veprimet hetimore nga Njësia e Forenzikës. Po ashtu me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë i gjetur në vendin e ngjarjes është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të iu bërë Autopsia”, thuhet në komunikatë.

Tutje u tha se po zhvillohen hetime pasi dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë, por që ende s’janë identifikuar.

“Rasti penal është filluar në drejtim të veprës penale ‘Vrasja e Rendë’ në bashkëkryerje, si dhe veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ ku në këtë rast me vendim të prokurorit janë ndaluar pesë (5) persona, si dhe janë duke u zhvilluar veprime hetimore në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast pasi që dyshohet se në këtë rast janë të përfshirë edhe persona të tjerë ende të pa identifikuar”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article