Përplasja me Gardën, Ervin Salianji: Kreu i bandës së Rilindjes nuk do që opozita të flasë se si ai ndan tokën dhe detin për oligarkët

8 months ago 7

Ndërsa në Parlament ka nisur seanca plenare, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tha Garda e lë të gjithë opozitën jashtë, ndërsa mazhoranca sipas tij, synon që të mos lejojë opozitën të flasë se si ndahen pasuritë për oligarkët.

“Ore e dini pse e lini gjithë opozitën sot jashtë? Që të mos flitet që qeveria ha qofte dhe ndan tokë, dete dhe ajër me oligarkët. Mos të na lejoni sot që të flasim se banda kriminale e Rilindjes i ndan lekët dhe kreu i bandës është Rama dhe pas këta që i dalin nga vatha u përdor drejtësinë. Prandaj doni të na lini të gjithë këtu?! Kështu duke u mbyllur në vrimë të miut? Do ju çojnë në thertore edhe ju si atyre të tjerëve”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article