Përplasja në Kuvend, si arritën deputetët e PS të hynin në sallë? Gazetarët zbardhin detaje/ Si u përdor makina e Spiropalit për të…

1 month ago 25

Gazetarët e Neës24 Ergys Gjençaj dhe Osman Stafa në rubrikën «Opinion» kanë komentuar zhvillimet e ditës së sotme, veçanërisht përplasjet që ndodhën në Kuvend, ku efektivët e Gardës së republikës, penguan hyrjen në seancë jo vetëm të deputetëve që janë dënuar nga 10 deri në 60 ditë, por edhe të ligjvënësve që nuk janë pjesë e dënimeve nga Komisioni i Etikës.

Gazetarët Stafa dhe Gjençaj thanë se duket se ka pasur një skenar të opozitës për të hyrë në sallën e Parlamentit duke shkuar rreth 1 orë përpara se të niste seanca.

Gazetarët duke dhënë detaje tha se ndoshta kanë menduar se duke shkuar 1 orë para nisjes së seancës, do të gjenin gardistët të papërgatitur.

“Nuk ka ndodhur që deputetët të paraqiten 1 orë përpara seancës, ndoshta kanë menduar se do të arrijnë të hyjnë në sallën e seancave plenare”, tha Stafa.

Ndërkohë gazetari Gjençaj duke zbuluar një detaj lidhur me Kryeparlamentaren Elisa Spiropali, tha se ajo nuk shkoi në Kuvend me makinën e saj, por ishte në një tjetër automjet.

Gazetari Stafa tha se deputetët e opozitës kanë tentuar të hyjnë në Kuvend duke përdorur të 4 hyrjet që ka selia e Parlamentit, përfshi edhe atë nga ku hyjnë Kryetarja e Kuvendit, Presidenti.

“Sot edhe gazetarët kanë pasur probleme me Gardën e Republikës, duke mos na lejuar. Ka qenë një moment kur ishte përplasja mes Petrit Malajt dhe deputetëve të opozitës, këtu ka pasur edhe ato ndërhyrjet e Gardës, përfshi edhe kundër gazetarëve”, tha Stafa.

Në vijim gazetari tha se momenti kur deputetët e PS dhe Spiropali arritën të hynin në sallën e Kuvendit në momentin kur deputetët e PD-së dhe mediat u përqëndruan te makina që përdoret nga Kryetarja e Kuvendit.

“Deputetët e PD-së rrethuan makinën ku mendohej se ishte Spiropali. Po kështu edhe mediat për të parë se çfarë do të ndodhte. Ky ishte ai momenti kur deputetët socialistë e kanë shfrytëzuar për të hyrë në sallën e seancave plenare, ndërkohë që makina është përdorur thjesht si për të tërhequr vëmendjen, pasi Kryetarja e Kuvendit nuk ishte aty”, tha Stafa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article