Përplasja Shqipëri-Rusi në Këshillin e Sigurimit, jehonë në mediet ndërkombëtare: Rama përgjigjet me zhurmë ndaj Moskës

1 year ago 18
Reklamë

Përplasja mes Shqipërisë, kryesuese e Presidencës së Këshillit të Sigurimit, me Rusinë për prezencën e Ukrainës në sesionin e radhës të OKB-së, ka bërë jehonë në mediet ndërkombëtare.

Gjithçka nisi me shprehjen e pakënaqësisë nga ana e përfaqësuesit rus në Këshillin e Sigurimit, Vasily Nebenzya, i cili akuzoi Perëndimin për shkelje të rregullave; moment ky i cili nuk u prit mirë nga kryesuesi i debatit, Edi Rama.

Shqipëria dhe Rusia përplasen në mbledhjen e OKB-së”– shkruan Sky News, ndërsa publikon momentet e debatit mes Ramës dhe Nebenzya, të pasuara nga një ironi e Rumanisë që me tone sarkastike i kujton Moskës se nisja e luftës nga ana e saj në Ukrainë është shkelja e vërtetë e rregullave.

Edhe Reuters i ka kushtuar disa rreshta tensioneve në seancën e sotme.

“Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky bëri paraqitjen e parë personale e në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që pas pushtimit të Moskës në vendin e tij, moment ky që u kundërshtua nga ambasadori rus Vassily Nebenzia.

Kryeministri shqiptar Edi Rama që shërbente edhe si kryetar i seancës së tensionuar, u përgjigj me një zhurmë ndaj Moskës, e cila prej kohësh shprehet se pushtimi nuk përbën një luftë, por ishte thjesht një “operacion special ushtarak”.

Dua të siguroj kolegët tanë rusë dhe të gjithë këtu se ky nuk është një operacion special i presidencës shqiptare”, tha Rama, i njohur për një sens humori therës, moment që u pasua nga një e qeshur nën zë e të pranishmëve në sallë.

“Ka një zgjidhje për këtë”, vazhdoi Rama, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Nebenzias: “Nëse jeni dakord, ndaloni luftën dhe presidenti Zelensky nuk do ta marrë fjalën”.

Nebenzia nuk ishte dakord. Ai vazhdoi duke thënë se seanca ishte asgjë më shumë sesa një show dhe kritikoi Ramën për deklarata të ngarkuara politikisht në vend që të vepronte si një gardian neutral i procedurës.

Pas seancës, Zelensky falënderoi Ramën në rrjetet sociale, duke thënë se shqiptari, i cili është edhe artist dhe ish-basketbollist, “i tregoi botës se si ta trajtojë saktë Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj”.

Në përpjekje për të justifikuar pushtimin e saj, Moska ka thënë se ambiciet e Ukrainës për t’u integruar me Perëndimin – duke përfshirë NATO-n – përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare të Rusisë, një pohim që Kievi dhe aleatët e tij e mohojnë si një pretekst të pabazë për të sulmuar.”- shkruan ndër të tjera në artikullin e saj Reuters.

Top Channel

Read Entire Article