Përplasje fizike mes deputetëve të PS dhe opozitës

11 months ago 51
19:49 30/10/2023

Bledion Nallbati tenton të godasë me grusht Vullnet Sinën

Nisi me kaos e tension dhe degjeneroi në përplasje fizike seanca plenare e të hënës. Opozita, ashtu siç kishte paralajmëruar, mbajti të bllokuar për disa minuta foltoren e Kuvendit.

Protagonist i konfliktit ishte deputeti demokrat Bledion Nallbati, i cili pasi i mbylli mikrofonin socialistit Vullnet Sinaj, tentoi ta godasë atë me grusht. Kaq mjaftoi që seanca të ndërpritej dhe ndaj Nallbatit të merret masa e përjashtimit.

“Deputeti Bledion Nallbati merret masa disiplinore e përjashtimit nga seanca plenare”, tha Nikolla.

Pas sherrit në Kuvend, përplasjet vijuan edhe në oborrin e parlamentit, por kësaj radhe në vend të punonjësve të Gardës, ata që ndanë deputetët ishin kolegët e tyre.

Dy ndërprerje radhazi të seancës plenare nuk mjaftuan që opozita të ulej në vendet e saj.

Po flas se dua të flas, do të marr leje ty?!”, tha Gazment Bardhi.

Demokratët nuk hoqën dorë nga beteja që thanë se kanë për vendosjen e opozitarizmit në tempullin e demokracisë, duke ia pamundësuar fjalën në parlament kolegëve socialistë.

Sali Berisha të cilit nuk iu dha fjala, sërish akuzat për kundërshtarin e tij politik i vijoi nga rrjetet sociale.

“E kanë shndërruar parlamentin në një strofull trafikantësh, hajdutësh, të mafies së tyre shtetërore. Ky është parlamenti i Edi Ramës”.

Jashtë Kuvendit, ish-Kryeministri paralajmëroi përshkallëzim të aksionit opozitar.

“Është betejë pa kthim. Do përdoren të gjitha format e qëndresës parlamentare. Ne jemi të vendosur të mbrojmë pluralizmin demokratik në parlament”,

Qëndrimin e Berishës e përforcoi më tej edhe kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi.

“Mazhoranca po detyron deputetët e opozitës të shkojnë në akte ekstreme. Do të bëjmë çdo sakrificë, çdo betejë me mjete demokratike, për të fituar të drejtat e mohuara të opozitës në sallën e seancave plenare”.

Për kreun e deputetëve socialistë, Blendi Çuçi, sjellja e opozitës në seancë ishte një skenar i përgatitur.

“Asnjë nga grupi opozitar që krijoi dhe atë skenë të papranueshme sot në sallën e seancës plenare nuk ishte regjistruar më parë për të folur. Pra ishin përgatitur për këtë skenar”.

E teksa kaosi mbizotëronte në seancë, kryeparlamentarja Lindita Nikolla u detyruar të mbyllte përpara kohe seancën plenare të së hënës, e parashikuar që të zgjaste 4 orë.

“Këtu seanca mbyllet, seanca e radhës ju njoftohet”.

Tv Klan








Read Entire Article