Një aksident i rëndë ka ndodhur në shtetin turk, duke shkaktuar edhe viktima.
Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur mëngjesin e sotëm në një autostradë në Turqi.
E gjithë kjo pas një përplasje zinxhirore mes dy autobusëve dhe një kamioni ka ndodhur në Turqi.
#SONDAKİKA | #Kars'ta kontrolden çıkan yolcu otobüsü önündeki araçlara böyle çarptı: Ölü ve yaralılar var pic.twitter.com/puEfr3kBcp
— İhlas Haber Ajansı (@ihacomtr) January 5, 2024
Autobusi që humbi kontrollin shkaktoi aksidentin në fshatin Karakurt të rrethit Sarikamish të Kars, raporton kanali televiziv NTV.
Televizioni turk raporton se në vendin e aksidentit janë dërguar një numër i madh ekipesh mjekësore, policore dhe të shpëtimit.
Ndryshe, raportohet se në këtë rajon po mbretëron mot i ftohtë, e cila gjë ka krijuar ngrica në rrugë dhe kjo po iu shkakton vështirësi shoferëve. /Telegrafi/