Përsëritet kaosi në Kuvend, seanca zgjat vetëm 5 minuta!

10 months ago 15
10:08 20/11/2023

Teksa kryetarja e Kuvendit  Lindita Nikolla ka hapur zyrtarisht seancën plenare, deputetët e opozitës kanë bërë grumbull karriget te foltorja dhe sërish kanë ndezur tymuese, këtë herë në ngjyrë portokalli.

Nikolla përjashtoi nga seanca deputetin e PD-së Flamur Noka, pasi ky ishte ky i fundit që hodhi tymuesen në sallën e Kuvendit.

I pranishëm në Parlament është dhe kryeministri Edi Rama.

10:02 – Në mes të zhurmës dhe tymit, Nikolla rreshton pikat e rendit të ditës.

Seanca u mbyll nga kryetarja e Kuvendit 5 minuta pas nisjes së saj, pasi në karriget e deputetëve të opozitës përveç tymit, pati dhe flakë./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article