Përsëriti 12 herë thirrje raciste ndaj Maignan/ Përjashtohet përjetë tifozi 46-vjeçar i Udinese

7 months ago 20
Reklamë
22:12 22/01/2024

Dy të tjerë nën hetim

Kjo thirrje me bazë racore ndaj portierit të Milanit, Mike Maignan i ka kushtuar shtrenjtë tifozit të Udinese. Ai e përsëriti 12 herë, duke u identifikuar nga policia italiane dhe marrë masa të rënda ndaj tij. Bëhet fjalë për një 46-vjeçar nga provinca e qytetit italian të Udine, i cili është përjashtuar përjetë nga stadiumi.

Dënim shembullor ky nga autoritetet e drejtësisë italiane, që duket se skandali i sulmit me bazë racore do të zhduket duke marrë masa të ashpra ndaj protagonistëve. Hetimet po vijojnë edhe për dy persona të tjerë që ndodheshin në sektorin pas portës të cilën Maignan po e mbronte në pjesën e parë të takimit mes Udinese dhe Milanit.

Episodi solli kaos edhe në fushën e lojës, me portierin francez që u largua drejt dhomave të zhveshjeve për tu rikthyer sërish. Javët e fundit janë shtuar shumë thirrjet e diskriminimit racor në futbollin europian, ku me një problem të tillë po përballen edhe në Spanjë, e ku objektiv është sulmuesi i Realit, Viniciues.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article