“Përshëndesim vizitën e Milatoviç”, Berisha për bojkotin e opozitës: Tani nis beteja e vërtetë

1 year ago 11
16:16 18/10/2023

Ish-kryeministri Sali Berisha jashtë parlamentit tha fjalën e tij pas seancës së posaçme për presidentin kroat Milatoviç. Ai falenderoi presidentin kroat dhe e garantoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë një përparësi e padiskutueshme.

“I cili me qëndrimet e tij në organizatën e kombeve të Bashkuara dhe të OKB ka dëshmuar ndjenjat e tij edhe ndaj shtetarit të ligjit te drejtës. Të krahasosh ata qëndrime me qëndrimet e Edi Ramës i cili për tre ditë e shndëroi Tiranën nga kryeqytet europian në kryeqytet gjysmën tjetër të Beogradit konstaton një kontrast si nata me ditën. Ne përshëndesim vizitën e Milanoviç dhe garantojmë Kroacinë se marrdhëniet tona me këtë vend mik janë një përparësi e padiskutueshme për marrëdhëniet tona në rajon dhe e gjerë.”

I pyetur nëse opozita do të bojkotojë parlamentin në seancat e tjera Berisha u shpreh se opozita defakto është përjashtuar nga parlamenti me veprimet e maxhorancës. Ai gjithashtu paralajmëroi se opozita do të vazhdojë qëndresën e tij dhe se tani nis beteja e vërtetë.  

“Opozita defakto është përjashtuar nga parlamenti si opozitë sovrane në të cilën asaj i takon të përmbushë detyrimet ndaj qytetarëve që kanë votuar, por me vendimet antikushtetuese të Edi Ramës. Me bllokimin total të çdo nisme hetimore Edi Rama nuk lejon asnjë komision pasi ai e di shumë mirë që çdo komision shkon tek familja e tij dhe ndaj opozita do të përshkallzojë këtë dhe armiqësisë së Edi Ramës do ti përgjigjemi. Mendoj se duhet të keni durim dhe të ndiqni qëndrimet e opozitës. Çdo gjë është në rendin e ditës. Datë nuk kemi. Kjo fillon në parlament sepse deputetët nuk janë më deputet se të drejtat e tyre kushtëtuese u konfiskuan nga Edi Rama. Ato që kemi bërë ne kanë qenë vetëm prova. Tani nis beteja e vertetë./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article