Përurimi i Kolegjit në Tiranë, Ursula von der Leyen: Dhuratë që Shqipëria i bën Europës

1 year ago 11
18:04 16/10/2023

Në Tiranë është përuruar këtë të hënë dega e tretë e Kolegjit të Europës, ku të pranishëm ishin vetë liderët europianë, të cilët zhvillojnë punimet e Samitit të Procesit të Berlinit. Në fjalën e saj, Presidentja e KE, Ursula von der Leyen e cilësoi këtë një moment shumë të veçantë dhe theksoi se për të përfaqëson Europën në momentet e saj më të mira.

“Vërtetë në dhjetor të vitit të shkuar Edi në sollët këtë ide dhe thatë pse mos ketë Kolegji i Europës degën në Tiranë. Thashë çfarë ideje fantastike dhe na u deshën vetëm 9 muaj për të arritur deri këtu. Është një moment shumë i veçantë dhe për mua përfaqëson Europën në momentet e saj më të mira. Këtu do të kemi studentë nga Shqipëria, Ballkani Perëndimor, nga BE e gjetkë. Do të kemi të rinj që do të studiojnë këtu, do të flasin për shndërrimin që ka pësuar BE dhe do të hedhin themelet si udhëheqës të së ardhmes, ambasadorët e ardhshëm e idesë europiane. Shumë nga studentët të cilët që prej Shtatorit, 31 për vitin e parë të masterit, do të ndihmojnë në formësimin e Bashkimit Europian dhe shndërrimin e tij”.

Për Von der Leyen, hapja e këtij Kolegji në Tiranë nuk është thjeshtë dhuratë nga Europa për Shqipërinë, po është një dhuratë madhore që sipas saj Shqipëria i bën Europës.

“Jam shumë dakord me ju Edi kur thatë që ky kampus është një dhuratë e madhe. Por nuk është thjeshtë dhuratë nga Europa për Shqipërisë, por është një dhuratë madhore që Shqipëria i bën Europës”./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article