Pesë gola dhe dramë në minutat e fundit, Atalanta mposht Milanin dhe e lë pas në luftën për titull

10 months ago 16

Atalanta ka shënuar fitore ndaj Milanit me rezultat 3-2 në një ndeshje shumë interesante që i përkiste javës së 15-të të Serie A.

Ndeshja nisi me vrull nga të dyja palët, duke renditur rastet në portat e secilës.

Por për të parë golin e parë në ndeshje u desh të pritej minuta e 39-të, kur Ademola Lookman hapi ndeshjen.

🚨GOAL | Atalanta 1-0 Milan | Ademola Lookman

Follow our partner page @ocontextsoccer pic.twitter.com/22i2GIPgd2

— VAR Tático (@vartatico) December 9, 2023

Por Milani nuk u dorëzua, pasi që në minutën e tretë të kohës shtesë, barazoi në 1-1, kur Alessandro Florenzi asistoi te Olivier Giroud që gjeti rrjetën.

🚨GOAL | Atalanta 1-1 Milan | Olivier Giroud

Follow our partner page @ocontextsoccer pic.twitter.com/R2qV8qBQI1

— VAR Tático (@vartatico) December 9, 2023

Me të filluar pjesa e dytë, sërish vendasit morën epërsinë, sërish me Ademola Lookman, që përfitoni nga asistimi i Charles De Ketelaere për të shënuar për 2-1.

🚨GOAL | Atalanta 2-1 Milan | Ademola Lookman

Follow our partner page @ocontextsoccer pic.twitter.com/BS7Cv7Sm1n

— VAR Tático (@vartatico) December 9, 2023

Atalanta kishte raste për golin e tretë, por ishte Milani që barazoi shifrat në 2-2, me Luka Jovic që gjeti rrjetën.

🚨GOAL | Atalanta 2-2 Milan | Luka Jovic

Follow our partner page @ocontextsoccer pic.twitter.com/ZHUCSig31P

— VAR Tático (@vartatico) December 9, 2023

Kur pritej që skuadrat të merrnin nga një pikë, në skenë doli Luis Muriel, që shënoi gol shumë të bukur në kohën shtesë për 3-2.

Milani mbetet pas Juventusit dhe Interit pas kësaj humbje, pasi me 29 pikë mban vendin e tretë, ndërsa Atalanta ngjitet në vendin e shtatë me 23 pikë. /Telegrafi/

Read Entire Article