Pëshpërimat poshtë jorganit dhe fikja e mikrofonit: ‘Vëllai i Madh’ dënon Ilnisën dhe Meritonin

6 months ago 9

Aktivitete të dyshimta poshtë jorganit dhe fikje të vazhdueshme të mikrofonit kanë bërë që ‘Vëllai i Madh’ të marrë masa ndëshkuese kundër çiftit.

Për shkak të sjelljes së tyre, që mund të quhet e papërshtatshme për një format televiziv të transmetuar gjërësisht, po ashtu në kundërshtim me rregullat ‘Vëllai i Madh’ ka vendosur që Ilnisa dhe Meritoni të ndahen në hapësirat e shtëpisë.

Si pasojë, ata nuk do të lejohen më të qëndrojnë në të njëjtat ambiente ose të flenë së bashku.

Rregulli i vendosur është i qartë dhe nëse shkelet, ata do të përballet me pasoja të rënda: një televotim kokë më kokë. Ky vendim ka sjellë një reagim të menjëhershëm në mes të banorëve të shtëpisë, ku shumë prej tyre u shfaqën të lehtësuar nga ky lajm.

Egla Ceno, aktorja e njohur dhe banore e shtëpisë, nuk i fsheh emocionet e saj. Ajo shprehet hapur se tashmë mund të ketë qetësi gjatë orëve të natës.

“Më duhet që të mbuloj kokën vetëm që mos të dëgjoj lëvizjet e jorganit dhe pëshpërimat, prandaj gëzohem”, është shprehur Egla. /Telegrafi/

Read Entire Article