Pilula që përgjum nxënësit/ Kikia: Policia ka vepruar menjëherë! Ka nisur verifikimi në shkolla nëse është kthyer në fenomen! Apeli për prindërit

2 hours ago 20

Analisti Mentor Kikia, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me zbulimin e një rasti të shpërndarjes së një lënde të rrezikshme në një shkollë 9-vjeçare në kryeqytet, e cila shpërndahet në formën e çamçakëzëve dhe që shkakton përgjumje tek nxënësit.

Kikia ishte ai i cili bëri publik rastin në një postim në rrjetet sociale, ndërsa shtoi se policia e Tiranës ka vepruar menjëherë duke nisur verifikimin nëse kjo ëhstë kthyer në fenomen apo kanë qenë raste sporadike.

“Hasa në një informacion që një mësuese u kishte shkruar prindërve në një grup në ëhatsapp për një lëndë që shpërndahej në formën ne çamçakëzit dhe shkaktonte përgjumje., Qëllimi im nuk ishte shpërndarja e lajmit, por reagimi ndaj faktit.

Postimi im u shpërnda në një formë të paimagjinueshme, e justifikueshme kjo dukje pasur parasysh që çdo prind është i shqetësuar për atë që mund ti ndodhë fëmijëve.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i policisë së Tiranës, ku ka nisur verifikimi në shkolla nëse është një rast sporadik apo është një fenomen i përhapur.
bëhet fjalë për një shkollë 9-vjeçare. Nuk është rasti të ngremë panik, por duhet të ngrihet vigjilenca. Nëse prindërit shohin anomali tek fëmijët, duhet të bashkëveprojnë me shkollën dhe organet e rendit”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article