Piramida do të presë samitin e Procesit të Berlinit

11 months ago 35
Reklamë
21:05 30/09/2023

Veliaj: Shembulli më i mirë i transformimit urban

Piramida është vendosur të jetë vendi që do të bëjë bashkë liderit europian dhe ata ballkanik në samitin e 16 Tetorit të Procesit të Berlinit që do ta mikpresë Tirana.

Kjo datë do të jetë dhe dita e inaugurimit zyrtar të saj pas inaugurimit që ju bë përfundimit të punimeve të jashtme pak ditë përpara zgjedhjeve lokale të 14 Majit.

E përpara këtij eventi të rëndësishëm për Tiranën dhe krejt rajonin, ambientet e Piramidës janë përdorur për Forumin për Mobilitetin dhe Dizanjin urban që ju bashkuan urbanistë nga vende të ndryshme të Europës.

Kryebashkiaku Veliaj e pranon se zgjedhja nuk ka qenë e rastësishme, por për t’i treguar miqve urbanistë shembullin më të mirë shqiptar të transformimit urban e teknologjik.

“Qytetet mund t’i ndryshojmë vetë dhe në qoftë se i orientojmë në një drejtim të caktuar, qytetet marrin formë. Kështu që këtë duam të bëjmë me këtë “provokim” që është Piramida e Tiranës dhe këtë transformim që ka pësuar një nga hapësirat më ikonike”.

Në ambientet e Piramidës do të zhvendoset dhe Tumo Tirana, qendra e teknologjisë ku aktualisht studiojnë për një sërë programesh teknologjike 1 mijë të rinj nga 12 deri 18 vjeçe e që kryebashkiaku siguron se do të trefishohen pas Tetorit.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article