Piramida e Tiranës mirëpret Procesin e Berlinit

1 year ago 34
15:12 10/10/2023

Në 16 Tetor liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor në Shqipëri

“Piramida tashmë e transformuar do të presë liderët e Bashkimit Europian dhe rajonit në kuadër të Procesit të Berlinit që po realizohet për herë të parë jashtë dyerve të BE”.

Në orën 11:00 të paradites të datës 16 Tetor, kryeministri Edi Rama do të presë në ambientet e Piramidës të gjithë liderët europianë. 30 minuta më vonë do të nisë samiti, me fjalën e kryeministrit shqiptar, kancelarit Scholz, presidentes së KE, Ursula Von der Layen, si dhe kreu i Këshillit të Europës, Charles Michel.

Organizimi do të jetë i ndarë në dy sesione, që në fokus do të ketë integrimin e tregut të përbashkët rajonal drejt atij të BE-së. Liderët do të nënshkruajnë marrëveshje edhe për kualifikimet profesionale.

“Por përveç integrimit dhe bashkëpunimit rajonal, në tryezë do të diskutohet dhe Kosova, sidomos konflikti i krijuar pas sulmit të 24 Shtatorit nga Serbia”.

Për këtë do të kujdeset vetë kryeministri Edi Rama. Ndonëse së fundmi, marrëdhëniet mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë kanë qenë të ftohta, qeveria e Kosovës konfirmon zyrtarisht se Albin Kurti do të marrë pjesë në samitin e procesit të Berlinit në Tiranë.

Ndërsa nga Serbia është konfirmuar pjesëmarrja e kryeministres Ana Bërnabiç.

Ndonëse për herë të dytë në Shqipëri, Emmanuel Macron do të jetë presidenti i parë i Francës që zhvillon një vizitë bilaterale në historinë e shtetit shqiptar. Axhenda e kësaj vizite është vendosur një ditë pas samitit, në 17 Tetor.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article