Pirdeni në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme të BE-së: Shteti i së drejtës, kryefjala e detyrimeve tona…

1 month ago 25

Shteti i së drejtës është kryefjala e detyrimeve tona drejt familjes evropiane, tha ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, e cila mori pjesë në mbledhjen e zhvilluar në Bruksel të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së.

Fokusi kryesor i takimit ishte situata e shtetit të së drejtës në vendet e Bashkimit Evropian dhe në vendet kandidate për anëtarësim në BE.

Pirdeni riafirmoi agazhimin e palëkundur të Shqipërisë për të çuar përpara punën për forcimin e shtetit të së drejtës.

Whatsapp Image 2024 09 24 At 17.52.03Whatsapp Image 2024 09 24 At 17.52.03

“Në këtë drejtim konsolidimi i një gjyqësori të reformuar, të mbështetur mbi parimet e integritetit dhe profesionalizmit, si dhe përforcimi i masave ligjore dhe hetimeve administrative në luftën kundër korrupsionit, janë prioritete absolute të qeverisë shqiptare”, theksoi ministrja Pirdeni përpara Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së.

Mes përpjekjeve për të forcuar më tej sundimin e ligjit dhe mirëqeverisjen, Pirdeni përmendi krijimin e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, i cili ka mision të avancojë reformat në nivel të thellë dhe do të sigurojë dialogun e nevojshëm me të gjitha palët e interesuara në kuadër të agjendës integruese në BE.

Diskutimet e Mbledhjes së sotme të Këshillit u bazuan mbi Raportin e Komisionit Evropian “Shteti i së Drejtës 2024”, për 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian ku për herë të parë në raport u përfshi Shqipëria së bashku me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article