Katër persona janë arrestuat nga autoritetet policore në Kosvë.
Në një njoftim të shpërndarë për mediat bëhet me dije se katër personat janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Për pasojë është lënduar njëri prej tyre, ndërsa në vendngjarje janë gjetur dy pistoleta, një gëzhojë, katër fishekë, një sëpatë dhe dy thika.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR & ARMËMBAJTJE PA LEJE – Istog/ 07.11.2024-10:00. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë sulmuar-rrahur mes vete ku dhe si pasoj njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin ngjarjes nga të njëjtit, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta, një gëzhojë, katër fishekë, një sëpatë dhe dy thika. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar”, thuhet në njoftim.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb