Plagoset me thikë 46-vjeçari në Tiranë

1 month ago 8
Reklamë

Një plagosje me thikë ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, teksa i plagosuri është nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 16.08.2024, rreth orës 21:00, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës shtetasi D. Xh., 46 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /vizionplus.tv

Read Entire Article