Plagosi 45-vjeçarin, merret masa për efektivin Erjon Goxhara

3 weeks ago 8
Reklamë

Lihet në fuqi masa e sigurisë për efektivin e policisë Erjon Goxhara. Ky i fundit ka shprehur pendesë për veprimin që ka kryer në dëm të shtetasit Lorenc Kosta.

Goxhara ka mbajtur të njëjtin qëndrim si para Oficerëve të Policisë Gjyqësore. Avokatët kërkuan masë më të butë sigurie se arresti në burg me argumentin e tronditjes së rëndë psiqike.

Lexo edhe :

Related Posts

Deri në këto momente, Goxhara po hetohet për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Për këtë të dytën deri në momentin që do të provohet nëse arma e përdorur është e shërbimit ose jo. Gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për ekspertizë të gjendjes psiqike.

Çfarë ka ndodhur?

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e të hënës së 19 gushtit në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Goxhara qëlloi me gjakftohtësi në drejtim të Kostës, duke e plagosur rëndë në pjesën e barkut dhe të gjymtyrëve. Në momentin që efektivi e ka qëlluar me 6 plumba, ka nxjerrë telefonin duke i bërë video të plagosurit, pamje të cilat më pas i ka shpërndarë tek të afërmit e tij. Pas krimit, Goxhara është larguar me mjetin e tij drejt banesës për të marrë një çantë. Pas kësaj ai ka shkuar me djalin e tij në afërsi të Shkozës  ku pikërisht në këtë vend një efektiv policie e ka thirrur në emër dhe i ka kërkuar që të ndalojë. Goxhara është larguar me vrap duke i shpëtuar arrestimit ku fillimisht u dyshua se u fsheh në zonën e Dajtit. Pas disa ditësh në arrati, Goxhara u vetëdorëzua në 21 gusht në drejtorinë e policisë.

Read Entire Article