Plagosi me armë zjarri efektivin e policisë në Tiranë, arrestohet autori

11 months ago 11
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

42-vjeçari, Klered Bozhani  i cili plagosi me armë zjarri efektivin e policisë Edlir Alleshi është arrestuar mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Burime policore bëjnë me dije se Bozhani është arrestuar pranë banesës së tij në lagjen “Kinostudio” në dhe se kishte armë zjarri me vete. Sakaq mësohet se 42-vjeçari nuk ka bërë rezistencë.

0cf4d8b7 6218 4810 8f99 9c9f0e499ab40cf4d8b7 6218 4810 8f99 9c9f0e499ab4

Njoftimi i policisë:

Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri të punonjësit të Policisë mbrëmjen e djeshme.

Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e Policisë, inspektor E. A., ju informojmë se:

Gjatë kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Klered Bozhanaj, strukturat e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar autorin e dyshuar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, e përdorur gjatë krimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article