Plagosi me thikë të moshuarin dhe dy fëmijët e tij, gjykata greke dënon me 20 vite burg shqiptarin

10 months ago 43

Gjykata e Apelit në Larisa të Greqisë ka caktuar dënimin me 20 vite burg për një 40-vjeçar shqiptar, i cili në vitin 2021 u shpall fajtor për plagosjen me thikë të tre personave, një burri dhe djalit e vajzës së tij.

Megjithatë 40-vjeçari është dënuar në mungesë pasi ai ka deklaruar përmes avokatit të tij se tashmë banon në Shqipëri.

Prokurori i çështjes tha se plagosja e tre personave “ishte një veprim i qëllimshëm dhe me synim për të lënduar viktimat, me qëllim vrasjeje”, duke rrëzuar në këtë mënyrë pretendimin e mbrojtjes se 40-vjeçari ishte në vetëmbrojtje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article