Plagosi policin, Gjykata e Apelit lë në burg Erion Goxharën

3 hours ago 29
Reklamë

Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për masën e sigurisë “arrest në burg” për Erion Goxharën, i cili plagosi Lorenc Kostën më 19 gusht.

Arsyetimi i Goxharës se ka qenë në situatë gjaknxehtësie nuk e bindi gjykatën për një masë më të butë, në vendimin e dhënë më 17 shtator.

Lexo edhe :

Related Posts

Goxhara ndërmori aktin e rëndë pas dyshimeve se bashkëshortja e tij kishte një lidhje intime me shefin e saj të zyrës Lorenc Kosta.

Aktualisht ndaj Goxharës hetuesit kanë ngritur akuzën vrasje me paramendim e mbetur në tentative.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e të hënës së 19 gushtit në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Goxhara qëlloi me gjakftohtësi në drejtim të Kostës, duke e plagosur rëndë në pjesën e barkut dhe të gjymtyrëve.

Në momentin që efektivi e ka qëlluar me 6 plumba, ka nxjerrë telefonin duke i bërë video të plagosurit, pamje të cilat më pas i ka shpërndarë tek të afërmit e tij.

Pas krimit, Goxhara është larguar me mjetin e tij drejt banesës për të marrë një çantë.

Pas kësaj ai ka shkuar me djalin e tij në afërsi të Shkozës  ku pikërisht në këtë vend një efektiv policie e ka thirrur në emër dhe i ka kërkuar që të ndalojë.

Goxhara është larguar me vrap duke i shpëtuar arrestimit ku fillimisht u dyshua se u fsheh në zonën e Dajtit. Pas disa ditësh në arrati, Goxhara u vetëdorëzua në 21 gusht në drejtorinë e policisë./vizionplus.tv

Read Entire Article