Video/ Kërcënoi gruan dhe qëlloi në ajër me kallashnikov/ Përfundon në pranga 48-vjeçari në Vlorë, si tentoi të arratisej

3 hours ago 23
Reklamë

Policia e Vlorës ka ndërhyrë me shpejtësi për të parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në fshatin Akërni, ku një 48-vjeçar kërcënonte bashkëshorten e tij me armë zjarri.

Shtetasi B. I. ka qëlluar me një armë kallashnikov në ajër, duke rrezikuar gjithashtu sigurinë e banorëve të zonës.

Pas marrjes së njoftimit në orët e mëngjesit për kërcënimin, shërbimet e Policisë, së bashku me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, organizuan menjëherë operacionin për arrestimin e autorit. Kur B. I. tentoi të largohej me automjet, ai u bllokua dhe u arrestua.

https://www.youtube.com/watch?v=Uf6IaewcYF8

Gjatë kontrollit të automjetit, Policia sekuestroi armën e zjarrit kallashnikov me të cilën ai kishte kërcënuar bashkëshorten. Po ashtu, në stanin e tij u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike cannabis dhe municion luftarak.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article