Plagosja e Andrea Kalemit në burg, mediat greke zbulojnë detaje: Autori i paguar, do i priste arterien

9 months ago 9

Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja nga plagosja në burgun e Koridhalos të 51-vjeçarit nga Memaliaj, Andrea Kalemi alias Adriatik Kalemi. Sipas tyre, autori egjiptian 28 vjeçar ishte paguar për vrasjen e Kalemit dhe ai e ka goditur me një bisturi me qëllim prerjen e arteries karotide.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në 14 dhjetor, pak para se Kalemi të lirohej nga burgu ku mbahej për akuzën e hyrjes së paligjshme në territorin grek.

Ai u arrestua pasi u rikuperua nga atentati i 9 gushtit, ku u plagos rëndë me armë në ishullin Paxos të Greqisë.

Sipas mediave greke, autori egjiptian e kishte fshehur bisturinë në pëllëmbën e dorës dhe Kalemin e ka goditur në kraharor, qafë dhe krah.

Pavarësisht se është goditur, Kalemi është mundur të mbrohet disi pasi një i burgosur ka parë lëvizjet e egjiptianit dhe ka paralajmëruar Kalemin. Sipas “Espresso”, egjiptiani vepronte nën urdhrat që vinin nga një tjetër burg grek i “karakterit të veçantë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article