Plagosja në Kurbin, policia zbardh ngjarjen: Dy persona të shpallur në kërkim

9 months ago 35

Policia e Kurbinit ka reaguar në lidhje me plagosjen që u regjistrua në një lokal në fshatin Malbardhë. Një i ri mbeti i plagosur, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, policia bënë me dije se dy persona janë shpallur në kërkim.

Kurbin/Informacion paraprak
Në Malbardhë në një lokal dyshohet se si pasojë e një konflikti të nisur më parë shtetasi A. Sh, ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë duke plagosur shtetasin F. L, me të cilin kishte konflikt.

Shtetasi F. L, është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, i cili paraprakisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë Kurbin, të DVP Lezhë dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit dhe të dy shtetasve të tjerë E. L dhe P. L., të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article