Planet e Barçës për Cancelo e Felix, dy futbollistët pjesë e projektit për të ardhmen

10 months ago 7
16:21 09/12/2023

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka konfirmuar se Joao Cancelo dhe Joao Felix konsiderohen si pjesë e rëndësishme e planeve afatgjata të klubit. Të dy lojtarët janë aktualisht të huazuar te katalanasit respektivisht nga Manchester City dhe Atletico Madrid dhe kanë bërë një fillim pozitiv të sezonit nën drejtimin e trajnerit Xavi.

Së bashku kanë shënuar tetë gola e kanë ndihmaur Barçën që të kualifikohen në të 16-at e Ligës së Kampioneve, me ekipin që lufton edhe për titullin në Spanjë.

Megjithatë, vështirësitë financiare të katalanasve vazhdojnë ndërsa La Liga vendosi që ta ulë tavanin e rrogave në 370 mln euro në muajin shtator.

Kjo ka shtuar shqetësimet se klubi do ta ketë të vështirë të firmosë me futbollistë të rinj.

“Cancelo dhe Felix kanë luajtur në një nivel të lartë që kur u bënë pjesë e jona. Klubi do të jetë në gjendje që t’i mbajë ata për sezonet e ardhshme. Ne planifikojmë të fillojmë negociatat për ta së shpejti dhe kemi marrëdhënie të mira me Man Cityn dhe Atletin.”

Kanselo ka qenë pjesë e rëndësishme e Siti pas tranferimit nga Juventusi në 2019, por nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola te Siti.

Ndërsa Feliks u bë adoleshenti më i shtrenjtë në botë kur firmosi për bardhekuqtë në 2019 për 126 mln euro vetëm 19 vjeç.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article