Plani i ri i rritjes ekonomike| Nis takimi BE-BP në Shkup, i pranishëm kryeministri Rama dhe Sekretari amerikan i Shtetit O’Brien

8 months ago 9
10:06 22/01/2024

Sot në Shkup po mbahet samiti i Bashkimit Evropian, ku në fokus do të jetë integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të gjitha projektet e përbashkëta. I pranishëm në këtë takim është dhe kryeministri i vendit tonë Edi Rama, homologë të tij të rajon, përfaqësues të BE-së si dhe Sekretari amerikan i Shtetit  James O’Brien.


Përmes një fjale të shkurtër, Rama u shpreh se është tejet e rëndësishme që të punohet bashkarisht Planin e Ri të Rritjes që Komisioni Europian ka futur tanimë në axhendën BE, për të mbështetur integrimin e përshpejtuar të rajonit tonë në Tregun e Përbashkët Europian.

“Jemi këtu për të diskutuar mendimet tona me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe gjithashtu me ata amerikanë për një hap shumë të rëndësishëm që ne mund dhe duhet të ndërmarrim për të qenë sa më pranë BE-së. Është për rritjen ekonomike dhe integrimin si dhe shumë benefite që kanë qenë të mundura vetëm për shtetet anëtare deri më sot. Kështu që është një ndryshim i rëndësishëm dhe një mundësi e madhe që ne s’duhet ta humbasim, prandaj është e udhës të punojmë të gjithë sëbashku, 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Duhet t’i vëmë në plan të parë qytetarët tanë dhe të lëmë mënjanë politikat e historinë mënjanë sepse nëse veprojmë në momentin e duhur, do t’i mbarojmë gjërat në muajt e ardhshëm e kështu do të përcaktohet mënyra se si vendet tona do të duken në fund të kësaj dekade. Faleminderit!”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article