Plani i Rritjes, BE: Rrit ekonominë dhe përshpejton integrimin. SHBA: Mbështesim idenë

8 months ago 20
10:36 22/01/2024

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së zhvilluan këtë të hënë në Shkup një takim ku në fokus ishte Plani i Rritjes i Komisionit Europian.

Drejtori i Përgjithshëm për Negociatat për Zgjerim dhe Fqinjësi në Komisionin Europian, Gert Jan Koopman ishte i pranishëm në këtë tryezë ku theksoi se plani i rritjes do ta ndryshojë rajonin. Sipas, tij ky plan ka për qëllim që të përshpejtojë integrimin dhe të rrisë ekonominë.


“Ne tentojmë për t’ju ndihmuar për shkak se konsiderojmë se plani i rritjes do ta ndryshojë rajonin në mënyrë potenciale. Logjika është se plani i rritjes mund të zgjidhë konvergjenën e rajonit dhe me këtë mund ta përshpejtojë aderimin në BE me çka do të përshpejtohet procesi i aderimit.

 “Sot ne shohim planin e përbashkët rajonal në suazat e planit për rritje dhe konsiderojmë që kjo është kyç për nxitjen e rritjes. Qëllimi është që të dyfishohet ekonomia”, tha Koopman.

Gert Jan Koopman

Një nga pika kyçe të këtij plani është edhe hyrja në tregun e brendshëm ku Koopman tha se nevojitet shumë punë. Kjo sipas tij mund të arrihet nëse qeveritë e rajonit e konsiderojnë atë një prioritet të lartë.

“Ne do t’ju ndihmojmë që të integroheni mes vete derisa integroheni në tregun e brendshëm, konsideroj se është i rëndësishëm se pa integrim të rajonit nuk mund ti shfrytëzoni mjaftueshëm leverditë e tregut të brendshëm.  Prandaj vendosëm kusht në këtë pjesë të planit të rritjes që thotë se ju nuk duhet ti bllokoni fqinjët tuaj. Mund të bllokoni vetveten. Nëse i bllokoni fqinjët, nuk do të ketë mundësi për hyrje në tregun e brendshëm pasi kostoja e përbashkët e bashkëpunimit është shumë e lartë. Potenciali është shumë i lartë”, tha Koopman.

James O’Brien

I pranishëm në këtë takim ishte edhe ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, James O’Brien, i cili tha se SHBA e mbështet idenë.

“Me pak mund t’i bëjmë gjërat më mirë. Koopman theksoi si mund ta bëjmë këtë. Ta sqaroj qëndrimin e SHBA. Ne i mbështesim aspiratat prej vitit 1996 dhe këtë e diskutuam edhe atëherë. Asnjëherë nuk keni qenë më afër, kurse përparimi na çon edhe më afër arritjes së dobive. Kjo është çështje shprese pasi BE vazhdimisht ka invoacione. Ky plan i rritjes dallon nga ofertat e tjera që ishin. Ky thotë ta përfundojmë pjesën praktike. Çdo shtet duhet ta bëjë punën praktike kur qytetarët ta ndiejnë leverdinë. Këtu flasim për liritë. Lirinë e tregut të vetëm që i lejon njerëzve, mallrave dhe shërbimeve që të lëvizin lirshëm dhe kjo po ndodh. Ndodh në dhe jashtë shoqërive dhe andaj e kemi këtë qasje. SHBA siç thashë e mbështet idenë. Ne kemi shpenzuar rreth 200 mln dollarë ndihmë për këtë rajon dhe do të mbetemi të përkushtuar në këtë. Tani jemi fokusuar në atë që vendin ta përfshijmë në tregun e vetëm”, theksoi ai./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article