Plani i rritjes në samitin BE-Ballkani Perëndimor/ Rama: Shqipëria do përfitojë mbështetje për ekonominë, kam kërkuar më shumë

10 months ago 16
13:21 14/12/2023

Kryeministri i vendit, Edi Rama është shprehur se Shqipëria do të ketë një përfitim të rëndësishëm si mbështetje financiare për sektorin e ekonomisë në planin e rritjes që është prezantuar në samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Gjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat, kryeministri Rama ka deklaruar se ka kërkuar më shumë teksa ka thënë se është shumë e qartë se kaq nuk mjafton.

Edi Rama: Më tutje, kam vlerësuar planin e ri të rritjes që është prezantuar nga i cili, Shqipëria do të ketë përfitim të rëndësishëm si mbështetje financiare dhe si mbështetje në anën tjetër për sektorin e ekonomisë dhe kam kërkuar më shumë sepse është shumë e qartë se kaq nuk mjafton. Vendet e rajonit nuk mund të rrijnë midis gjithçkasë së një vendi anëtar dhe kësaj diçkaje jo shumë modeste të një vendi jo anëtar. Duhet të ju hapen rrugë të reja për t’u integruar në tregun e përbashkët evropian për të pasur një tjetër status të ndërmjetëm dhe për një prani të plotë të vendeve tona në të gjitheë ngrehinën e vendeve tona në Bruksel./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article